Site icon Telegrafi

Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë së murit kinez

“Muri i madh i Kinës është ndërtuar para 600 vitesh, ndërsa për ta ndërtuar është përdorur një përzierje e pastës së orizit ngjitës dhe materialeve tjera”, tha Zhang Bingijan profesor i kimisë në Universitetin Hangzhou të Kinës.

Betoni ngjitës nga orizi forconte tullat aq shumë sa që në disa vende nuk mund të rritet as myshku.

Zhang përmendi se përdorimi i orizit ngjitës në kohën e dinastisë Ming paraqet të arriturën më të lartë teknike, ndërsa orizi ngjitës është përdorur edhe në ndërtesën e varreve dhe mureve rezistuese ndaj tërmetit dhe katastrofave tjera natyrore, shkruan Daily Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version