Nuk është ndonjë sekret se Kate Middleton është adhuruese e sporteve, pasi që më herët është parë duke goditur një top futbolli dhe duke luajtur volejboll.
Kur kishte qenë duke u përgatitur të martohej me princin William, besohet se 37-vjeçarja iu ishte nënshtruar dietës dukane.
Kate Middleton gjithmonë arrin të duket e jashtëzakonshme, por si arrin nëna e tre fëmijëve të ketë një figurë të tonifikuar?
Sipas ‘Mail Online’, një burim mbretëror beson se Kate peshon rreth 55 kilogramë.
Përgjigja për fizikun e tonifikuar shtrihet në natyrën e saj sportive dhe konkurruese.
Kate është e dhënë pas ushtrimeve fizike, madje edhe nëna e saj Carole, e cila është në vitet e 60’ta, ka një formë të jashtëzakonshme të trupit.
Siç duket, sekreti i Kate është ushtrimi plank, i cili nuk kërkon asnjë pajisje dhe secili person mund ta bëjë në shtëpinë e vet.
Sipas burimit mbretëror, të gjitha llojet e ushtrimit plank Kate i mban për 45 sekonda dhe i përsërit për të paktën 10 herë. /Telegrafi/