Site icon Telegrafi

Zbulohet sedani i ri nga Volvo (Foto)

Kompania Volvo ka zbuluar veturën e re, që është inspiruar nga R-Design.

Modeli S90 do të jetë një sedan i gjatë, shumë energjik, dhe që është i gatshëm të shpejtojë nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

“R-Design sjellë elegancë nga modelet tona 90 Series, të kombinuar me sportivitet, vozitje më dinjitoze dhe lëvizje me stil”, ka thënë Bjorn Annwall, zëvendëspresident i shitjes dhe marketingut, në kompaninë Volvo.

Të dy anët e pjesës së përparme e kanë një formësim të veçantë, grill unik, dhe ka drita të ashtuquajtura bretkosë, duke i dhënë R-Design S90, një dukje tejet ndryshe.

Ngjyra e zezë, që është e njëjtë me pianon, si dhe rrotat me zi mat, japin ndjenjën e duhur kësaj veture luksoze.

E njëjta ngjyrë pa shkëlqim, i mbulon karriget e lëkurës, pjesën e përparme dhe pedalet, duke i dhënë hapësirës së zgjeruar një pamje shumë të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version