Site icon Telegrafi

Zbulohet se si Volkswageni i mashtronte autoritetet amerikane

Janë zbuluar detaje të reja për mënyrën se si grupi Volkswagen kishte arritur të fshihte me sukses rezultatet e testeve për emisionet e gazrave.
Menaxherë nga baza e Volkswagenit në Wolfsburg, Gjermani, raportohet se shkonin në Amerikë për të “rregulluar” modelet që nuk kishin rezultatet e duhura dhe bënin manovra ilegale për të përshtatur përqindjen e emisioneve të gazrave në kushte me normat e kërkuara.

Testuesit e një uebfaqe në Kaliforni kanë analizuar të gjitha veturat duke u bazuar në kriteret e dërguara nga Gjermania dhe i përkthenin ato në anglisht. Pasi veturat hetoheshin, të gjitha rezultatet ktheheshin në Gjermani, para se të dorëzoheshin në Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit (EPA).

Nëse një veturë nuk i arrinte kriteret e kërkuara nga EPA, disa inxhinierë nga Volkswageni dërgoheshin në Amerikë për t’u siguruar që ai model do të kalojë testet për emisionin e gazrave, sipas “europe.autonews”, transmeton koha.net.

Volkswagen ka pranuar se 11 milionë vetura në mbarë botën janë të prekura nga skandali që ka shpërthyer duke përfshirë modele të Audit, Skodas e modelet SEAT. /Telegrafi/

Exit mobile version