Site icon Telegrafi

Zbulohet se si ikona e repit Drake e ndihmoi klubin e njohur të Serie A që t’i shpëtojë falimentimit

Artisti i famshëm Drake kishte ndihmuar ekipin e sapopromovuar në Serie A, Venezia, që t’i shpëtojë falimentimit vitin e kaluar.

Klubi me bazë në Venecia ishte në prag që të deklarojë falimentimin pasi kishin shpenzuar shumë në përforcimin e skuadrës gjatë sezonit 2022/2023, në mënyrë që të qëndrojnë ‘gjallë’ në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Ata transferuan rreth 30 lojtarë për t’i mbijetuar rënies në Serie C gjatë sezonit 2022/2023, por situata mori një kthesë të jashtëzakonshme dhe ata më pas u detyruan që të shesin lojtar për të rritur fondet ose do të rrezikonin rënien në Serie D.

Pikërisht në këto momente bashkëpronari i klubit Brad Katsuyama, kontaktoi rrethin e Drake për t’i shpjeguar situatën e tyre. Palët arritën shpejt një marrëveshje dhe Drake e shpëtoi klubin financarisht.

“Unë mora një telefonatë nga Brad, bashkëpronari i Venezias dhe një mik i mirë i imi. Ai ma shpjegoi problemin në një mënyrë të thjeshtë: Venezia duhet të grumbullojë 10 milion euro në javët në vazhdim dhe pastaj të patkën 30 milion brenda pak muajsh, ose klubi do të bankrotojë”.

“Venecia është një qytet i jashtëzakonshëm dhe Venezia gjithmonë ka qenë një ekip i veçantë. Unë bisedova me Drake, pastaj me Brad dhe diskutuam detajet se si mund të ndihmonim”.

 

“Pas dy javësh ne kishim një marrëveshje, i dhuruam paratë që nevojiteshin për të paguar pagat e futbollistëve dhe evituam falimentimin”, ka thënë Matte Babel, person shumë i afërt me Drake.

Ky kontribut i Drake e ndihmoi Venezian që të përfundojë në pozitën e tretë në Serie B gjatë sezonit 2023/2024 duke siguruar kështu një vend në elitën e futbollit italian./Telegrafi/

Exit mobile version