Site icon Telegrafi

Zbulohet se sa do të mungojë Casemiro

Kampionët e Evropës, Real Madrid kanë marrë një lajm jo të mirë pas ndeshjes ndaj Espanyolit.

‘Mbretërit’, triumfuan me rezultat të pastër 2:0, mirëpo mesfushori brazilian Casemiro mbeti i lënduar nga kjo përballje.

Pas testeve mjekësore është zbuluar edhe problemi që ka braziliani i ‘Los Blancos’.

Lexo po ashtu Ronaldo fenomeni sot mbush 40 vjet, bota e futbollit e kujton si 9-shi më i mirë në histori (Foto/Video)

Sipas medieve spanjolle, Casemiro ka disa probleme në këmbën e majtë dhe do të duhet të jetë jashtë fushave.

Koha që braziliani do të mungojë është rreth katër javë.

24-vjeçari pas huazimit në Porto vitin e kaluar ka treguar formë mjaftë të lartë dhe është ndër lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version