Telegrafi

Zbulohet se sa do të fitojnë Floyd Mayweather dhe Logan Paul nga përballja befasuese mes tyre

Tashmë është bërë e ditë se Floyd Mayweather do të përballet me youtuberin Logan Paul në fillim të vitit të ardhshëm.

Legjenda e boksit që pensionohet disa herë, ka bërë të ditur se do të rikthehet që të mbrojë rekordin e tij prej 50 fitoresh, asnjë humbj edhe asnjë barazim.

Dyshja do të përballën në shkurt të vitit 2021, derisa të ardhurat do të jenë të mëdha për legjendën e boksit.

Besohet se Mayweather do të marr rreth dhjetë milionë euro dhe 50 për qind të fitmeve nga shikimet në rrjetet të ndryshme sociale.

Në anën tjetër, Logan Paul pritet që të fitojë një shumë më të vogël.

“Burimi im bënë të ditë se marrëveshja nuk do të jetë as afër e barabartë. Mayweather do të fitojë dhjetë milionë euro dhe 50 për qind nga shikimet”, ka njoftuar kanali në YouTube, DramaAlert.

Lexo po ashtu Floyd Mayweather i rikthehet boksit - do të ndeshet me yllin e YouTubes, Logan Paul

“Logan do të paguhet vetëm 500 mijë euro dhe pesë për qind të shikimeve. Natyrisht se kjo shumë nuk është as afër asaj të Mayweather”, thuhet më tej.

Duket se Mayweather është joshur nga kjo shumë dhe ka pranuar që të rikthehet në ring për t’u përballur me Youtuberin në muajin shkurt. /Telegrafi/