Telegrafi

Zbulohet se sa qindra mijëra euro fiton Ronaldo për një postim në Instagram

Cristiano Ronaldo është sportisti me të fitimet më të mëdha në botë.

E gjithë kjo në saje të pagës vjetore, bonuseve të ndryshme, reklamave, por edhe publikimet në rrjetet sociale.

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Real Madridit përfiton afro 400 mijë dollarë për një publikim që bën në rrjetin social “Instagram”, ku ka mbi 106 milionë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Ai renditet i treti në listë, pasi njeriu i parë që fiton më shumë nga të gjithë është këngëtarja Selena Gomez me 550 mijë dollarë, e ndjekur nga Kim Kardashian me 500 mijë dollarë.

Ndryshe, Ronaldo është përfol kohët e fundit për një largim nga skuadra madrilene. /Telegrafi/