Gjyqtarët në dhomën e VAR-it paguhen me 3,000 euro për lojë, duke i bërë ata zyrtarët e dytë më të paguar pas gjyqtarëve kryesorë.
Në këtë Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani, gjyqtarët marrin pagën e tyre në bazë të fazës së turneut. Gjatë fazës së grupeve, gjyqtarët kryesorë fitojnë 5,000 euro për lojë.
Ndërsa gara kalon në raundet e eliminimit, paga e tyre dyfishohet në 10,000 euro për ndeshje.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë në krahasim me kompensimin e tyre sidomos për ata në Ligën Premier, ku marrin 1,750 euro për lojë.
Për më tepër, nga rritja e të ardhurave në euro përfitojnë edhe gjyqtarët anësorë dhe ata të katërt.
Në fazën e grupeve, ata paguhen 2,500 për lojë, e cila rritet në 5,000 euro gjatë raundeve të eliminimit. /Telegrafi/