Telegrafi

Zbulohet se përse Liverpooli dhe Man City po e zhvillojnë derbin në këtë orar të pazakontë

Tifozët e Liverpoolit dhe Manchester Cityt nuk mund të ju besojnë syve se në çfarë orari do të luhej derbi mes dy skuadrave.

Dy gjigantët po ndeshen ballë për ballë në një përplasje vendimtare që mund të shkojë shumë në vendosjen e garës për titull.

Megjithatë, tifozët do të duhej të përshtateshin me përplasjen në orën 16:45 në një ndryshim të orarit të ndeshjeve.

Ndeshjet e së dielës pasdite zakonisht janë planifikuar për në orën 15:30 ose 17:30, megjithatë, përplasja në Anfield do të fillojë në një kohë të pazakontë.

Përplasja mes Liverpoolit dhe Man Cityt mund të jetë historike me potencialin që ajo të jetë shansi i fundit Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola të përballen me njëri-tjetrin pas vendimit të trajnerit të Reds për t’u larguar këtë verë.

Lexo po ashtu Derbi për titull kampioni, Liverpooli pret Man Cityn në ‘Anfield’

Arsyeja për kohën e sapokrijuar të fillimit i është atribuar policisë së Merseyside. Kuptohet se forcat e rendit dëshironin një fillim më herët në Anfield për shkak të frikës për sigurinë e tifozëve.

Kjo vjen pas problemeve të shumta mes tifozëve të dy klubeve në sezonet e fundit.

Disa nga këto çështje përfshijnë dëmtimin e autobusëve të ekipit, raketat e hedhura dhe rastet e sharjeve dhe fyerjeve mes tifozëve.

Është zgjedhur një kohë e hershme e fillimit për t’i shmangur ato probleme dhe për të ndihmuar që ngjarja të zhvillohet sa më mirë që të jetë e mundur.

Në ndeshjen e kundërt në Etihad në nëntor, ndeshja filloi në orën 13:30 për shkak të shqetësimeve të ngjashme. /Telegrafi/