Telegrafi

Mësohet se kush është bukuroshja që puthte në plazh Ledri Vula? (Foto)

Fotoja e dy ditëve më parë në të cilën Ledri shihej duke u puthur me një vajzë në bregdet u bë sensacion në portalet shqiptare.

Por kush është vajza misterioze që duket se i ka vjedhur zemrën reperit?

Sipas Blitz.al, është brunia që shihni në foton e mëposhtme.

Fotoja në fjalë është postuar nga e dashura e DJ Gramo F., i cili është dhe DJ zyrtar i Ledri Vulës që e shoqëron në çdo koncert. Mbrëmjen e së shtunës ata kanë qenë në Ulqin dhe përderisa DJ Gramo ka marrë të dashurën e tij, Valentinën, dyshohet se edhe Ledri shoqërohej nga e dashura e tij e re që mendohet të jetë pikërisht brunia që shihet në foto.