Telegrafi

Zbulohet se ku kishte qenë Egla Ceno gjatë gjithë kësaj kohe, lajmërohet nga dhoma e bardhë

Ndonëse vendimi për skualifikimin e Egla Cenos u dha të dielën nga produksioni, aktorja nuk ka lënë shtëpinë e BBVA-s.

Egla ka qenë ditëve të fundit e izoluar në një dhomë të bardhë, larg banorëve të tjerë të shtëpisë.

Ajo është duke pritur vendimin e vazhdimit të zarfit të zi, dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me rrugëtimin e saj.

Egla, gjithashtu u shpreh për situatën e fundit me Meritonin, për të cilën tha se nuk e kishte për qëllim ta lëndonte në sy kur i hodhi gotën me verë.

Ajo ka qenë e izoluar vetëm për 48 orë tek dhoma e bardhë.

Në prime-in e së martës, ajo tha se këto 48 orë ka qenë të zhurmshme, por të njëjtën kohë e përcolli heshtja.

“Për rastin e Meritonit, ka qenë një gjest që nuk duhej të ishte bërë, por rashë preh e provokimeve”, tha Egla.