Site icon Telegrafi

Zbulohet se çfarë përmbante menyja e darkës së Donald Trump dhe Kim Jong-un

Kim Jong-un u takua në Vietnam me presidentin amerikan, Donald Trump. Ata u ulën për të ngrënë në orën 7:00 të orës lokale pas një takimi 20-minutësh në hotelin Metropole në Hanoi.

Ashtu si në takimin e tyre të parë një kopje e menysë u zbulua nga gazetarët që mbulonin udhëheqësit gjatë takimit të tyre.

Darka e tyre kishte rreth 5 pjata, ku ndër të tjera përfshihej sallatë e freskët me mango, gjethe nenexhiku dhe arra, mish viçi i pjekur me karkaleca me perime sipas traditës në Hanoi shoqëruar me salcë të ëmbël të peshkut dhe speca të kuq.

Menysë nuk i mungonte as supa e lehtë me gaforre dhe spinaq, peshku i pjekur në zgarë “cha ca”, si dhe ëmbëlsira tradicionale vietnameze, përcjell bw.

Me Trump në darkë ishte dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, shefi i ngarkuar i stafit Mick Mulvaney dhe përkthyesi Dr. Yun-hyang Lee.

Ky është takimi i dytë i udhëheqësve, pas një takimi historik në Singapor, në qershor të vitit të kaluar.

Exit mobile version