Real Madridi është rikthyer në Spanjë pasi ka luajtur katër ndeshje para-sezonale në Shtetet e Bashkuara.
Los Blancos do të marrin pak më shumë se 15 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në turneun e kampionëve në Shtetet e Bashkuara.
Real Madridi është skuadra që ka fituar shumën më të madhe të parave nga ndeshjet para-sezonale.
Më herët Real Madridi arriti një marrëveshje me firmën amerikane Sixth Street që do t’i shohë Los Blancos të fitojnë 360 milionë euro në këmbim të 30 për qind të operacioneve të tyre tregtare që do të zhvillohen në Santiago Bernabeu gjatë 30 viteve të ardhshme.
Megjithatë, Real Madrid nuk i bëri përshtypje tifozëve të tyre në parasezon pasi fituan dy ndeshjet e para kundër Milanit dhe Manchester United përpara se të vazhdonin të humbnin El Clasicon 3-0 dhe Juventus 3-1.
Madrilenët janë të përfshirë në sagën më të madhe të këtyre dy viteve të fundit, që mbanë emrin e Kylian Mbappes, me Paris Saint-Germain që nuk po lëshon pe dhe kërkon 250 milionë euro. /Telegrafi/