Site icon Telegrafi

Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë, kamuflohej si sallon masazhesh

Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës ka zbuluar një qendër masazhesh në Tiranë e cila përdorej për shfrytëzimin e prostitucionit.

Në pranga përfunduan tre vajza të reja, ndërkohë që u shpall në kërkim një 23-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe”, sipas policisë.

“Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, njofton policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version