“Fiks Fare” dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast prostitucioni, kësaj here në qytezën e Maliqit, në Korçë. Hoteli ndodhet në afërsi të rrugës nacionale, në vendin e quajtur kryqëzimi i Maliqit.
Pronari i këtij hoteli tregoi për “Fiksin” se kishte disa vajza që i shfrytëzon si prostituta. Gazetarët e “Fiksit” biseduan me të, të cilit i treguan se ishin “kontaktuar” nga një shtetas italian që kërkonte një çupë të mirë.
Ata i thanë se “klienti” ishte rreth 40 vjeç dhe kërkonte çupa të vogla. Pronari tha se më e vogla që kishte ishte 25-vjeçe dhe se pazarin duhet ta bëjnë vetë “italiani” dhe prostituta.
“Është 25 vjeçe, është shumë e mirë. Madje, ajo nuk rri këtu, rri lartë se nuk i ka qejf”, tha pronari.
Në fund, gazetari i kërkoi atij që të shihte prostitutën. Pasi ia tregoi e pyeti nëse i pëlqente dhe nuk kërkoi lekë.
Biseda e gazetarit me punonjësin e lokalit dhe prostitutën është si më poshtë.
Fiksi: Turp është.
Punonjësi i lokalit: S’është turp, është për qejf. Çfarë doni?
Fiksi: Një italian më tha t’i gjej një çupë të mirë.
Punonjësi i lokalit: Çfarë moshe ka ai? Kam lartë njërën.
Fiksi: Ai është nja 40 e ca vjeç dhe i do të vogla në fakt.
Punonjësi i lokalit: 25 vjeçe.
Fiksi: 25 vjeçe.
Punonjësi i lokalit: Kam një lartë, do ta sjell?
Fiksi: Po më të vogla ka?
Punonjësi i lokalit: S’ka.
Fiksi: Pazari nuk është problem fare.
Punonjësi i lokalit: Le ta bëjnë vetë.
Fiksi: Nuk e kam problem për pazarin unë. Ai do të kënaqet?
Punonjësi i lokalit: Po.
Fiksi: Mirë, po nuk ka ndonjë kështu…
Punonjësi i lokalit: Këto deri në orën tre e gjysmë, katër rrijnë këtu.
Fiksi: E marr vesh, po ndonjë të vogël s’ka? Ai do ndonjë prej shkolle.
Punonjësi i lokalit: Jo s’ka. Është më logjike ajo që them unë, është më logjike.
Fiksi: Mua më vjen turp, po ça t’u bëj atyre. Ata kanë qejf se lekun e kanë.
Punonjësi i lokalit: Kanë qejf, bravo. Pa merak, është 25-vjeçare, është shumë e mirë.
Fiksi: Them ta shikoj njëherë, si mund ta shikoj?
Punonjësi i lokalit: Ta nxjerr unë.
Fiksi: Në rregull, mirë.
Punonjësi i lokalit: Hajde.
Fiksi: Si jeni?
Prosituta: Ç’bëni, mirë?
Punonjësi i lokalit: Të pëlqen?
Fiksi: Nuk kam ç’të them, është e mirë fare. Nuk diskutohet, shumë e mirë.
Prostituta: Mirupafshim.
Punonjësi i lokalit: I thash unë, nuk dua lekë, ok?
Fiksi: Mirë, nuk diskutohet (sic.). /Top Channel/