Telegrafi

Zbulohet qendra e masazheve që përdorej për prostitucion në Tiranë, arrestohet katër persona

Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Inside”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 4 persona, të cilët kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Mes të arrestuarave është edhe administratorja e qendrës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka sekuestruar gjashtë aparate celulare, shumat 351,000 lekë dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.
Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh. /Telegrafi/