Site icon Telegrafi

Zbulohet premtimi që Hansi Flick i ka dhënë Ansu Fatit

Barcelona i ka premtuar Ansu Fatit se do t’i jepet shansi pavarësisht lëndimit të tij të fundit, raporton Relevo.

E ardhmja e sulmuesit ‘varet nga situata e tregut’, sipas mediumit spanjoll.

Hansi Flick e ka provuar së fundmi 21-vjeçaren si nr. 9, ndërsa ka mbetur i impresionuar nga etika e tij e punës.

Ndoshta klubi do të pranonte të mbante Ansun si zëvendësues të Robert Lewandowski nëse Vitor Roque shitet.

Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës i pafat, humbet para-sezonin pas lëndimit

Ansu Fati do të jetë sërish në fushë pas rreth tri javësh që do të thotë se ai do të luajë para përfundimit të afatit të transferimeve të verës – dhe më pas klubi do të vendosë se çfarë do të bëjë me të.

Talenti i La Masias shënoi katër gola dhe dha një asistim në 27 paraqitje për Brighton sezonin e kaluar, kryesisht si një lojtar më shumë rezervë. /Telegrafi/

Exit mobile version