Robert Woodbrige që për një kohë ishte këshilltar komunal në Kent të Anglisë, përfitonte jashtëligjshëm afro katër mijë euro në muaj, duke u shtirur si person me nevoja të veçanta.
Politikani 59-vjeçar, vërtetë kishte pasur gjendje të rëndë fizike, por nuk ka njoftuar autoritet përkatëse se është shëruar, ndërsa deklaronte se nuk mund të lëvizë as ndërruesin e kanaleve, transmeton Telegrafi.
Atë e kanë gjetur duke mashtruar, teksa është parë duke lëvizur një rimorkio, sharronte dru dhe duke i bartur ato me karrocë.
Megjithëse mbahej me një shkop dhe lëvizte ngadalë, ai konsiderohet mashtrues dhe pritet të dërgohet së shpejti para drejtësisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/UfXy8ewt-LY