Telegrafi

Zbulohet pllaka përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit

Sot bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit, të rënë 20 vite më parë në luftimet e zhvilluara në Gorozhub të Prizrenit kundër forcave armike.

“Nën organizimin e OVL UÇK-së, SHIL UÇK-së dhe SHFD UÇK-së, në Gorozhub të Prizrenit, do të bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit (Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët tjerë)”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.