Site icon Telegrafi

Zbulohet pllaka përkujtimore e UÇK-së në kullën e Gjeneralit Rasim Kiqina

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit, në kullën e familjes së heroit të kombit, Gjeneral Rasim Kiqina, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore, e cila shënon vendin ku i krijuan ceulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në manifestmin e organizuar me këtë rast u vlerësua se shtëpia e heroit të kombit, gjeneral Rasim Kiqina ishte vatër e rezistencës dhe vatër e UÇK-së gjatë periudhës së luftës, ku ishin marr vendime të rendësishme për kombin.

Në përurimin e kësaj pllake morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrvoci, pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, familja e Rasim Kiqinës dhe qytetarë të shumtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version