Telegrafi

Në Carallukë të Malishevës, zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Sefer Kleçka

Në Carallukë të Malishevës është bërë zbulimi pllakës përkujtimore tek vendi i rënies së heroit Sefer Kleçka, deputetit të lidhjes se Prizrenit, Junikut si dhe Komandatit të Drenicës së Jugut dhe udhëheqësit të luftës së Caralevës e shumë betejave tjera.

Ne 90 vjetorin e vrasjes së tij me të birin Bardhecin, mori pjesë edhe kryetari i Komunës se Malishevës, Ragip Begaj, si dhe përfaqësues tjerë të sferës publike në Kosovë.

Për Sefer Kleçken kanë shkruar Maxhit Kokalari nga Shqipëria, Jusif Buxhovi në botimet e tij Kosova, Kujtimet e Tafil Boletinit, Enver Gashi etj.

Ky është organizimi i parë në shtetin e pavarur të Kosovës për Seferin, pasi varri i tij dhe i të birit Bardhecit ka qenë gjithmonë i ruajtur në fshehtësi për arsye se okupatori serb nuk ka lejuar të bëhet publike asnjëherë.