Një pllakë e lashtë e gdhendur me mbishkrime të hershme misterioze nga Vikingët mbi 1.200 vjet më parë është zbuluar nga studiuesit.
Pllaka u zbulua gjatë gërmimeve të një tregu të periudhës së Vikingëve në qytetin më të vjetër danez të Ribe.
Pllaka kishte një mbishkrim të fjalës antike për ‘krehër’, ndërsa pllaka, e bërë prej kockave, mund të përmbajë një emër viking: Tobi.
Gjetjet janë të rëndësishme për shkak se ka pak tekste nga kjo periudhë, kur rreshtat ndryshuan në mënyrë drastike dhe filloi të përdoret një alfabet i ri.
Shkronjat e alfabetit të lashtë gjerman ishin sistemet e para të shkrimit të zhvilluar dhe të përdorur nga popujt gjerman.
Simbolet funksionojnë si shkronja, por gjithashtu përmbajnë edhe një rëndësi përtej një alfabeti të thjeshtë.
Në gjuhët gjermane, fjala “rune” do të thotë shkronjë dhe mbajtje e sekretit.
Çdo “rune” ishte një simbol ideografike ose pikture e disa principeve ose fuqisë kozmologjike.
Pllaka e gjetur ishte djegur dhe degraduar pas më shumë se 1000 vjetësh qëndrimi në tokë. Masat e saj janë vetëm 3.8 me 1.8 centimetra.
Sipas studiuesve, alfabeti u ndërtua ashtu që çdo “rune” kishte emrin dhe zërin e vet, megjithatë, me zhvillimin e gjuhës, këta emra dhe tinguj ndryshuan gjithashtu dhe u bënë shumë të vështirë për t’i mbajtur mend.
Përfundimisht, vikingët vendosën të mos përdorin më sistemin e vjetër, dhe një alfabet i ri hyri në përdorim. /kp/