Stadiumi “Camp Nou” ishte cak i një sulmi më 20 gusht 2017 në ndeshjen Barcelona – Real Betis të LaLiga Santander, tri ditë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në Las Ramblas në qytetin e Barcelonës.
Gjykimi ka filluar sot në Gjykatën Kombëtare, ku është konfirmuar mundësinë e sulmit mbi stadiumin e klubit katalanas, si dhe mbi bazilikën “Familia Sagrada” në Barcelonë dhe në “Kullën Eifel” në Paris.
Kjo është dëshmuar nga autoritet hetimore në gjyq, ku dy anëtarët e dyshuar të qelizës terroriste, Mohamed Houli dhe Driss Oukabir dhe një bashkëpunëtori i dyshua, Said Ben Iazza, akuzohen për përgatitjen e sulmeve.
Të tre mund të dënohen me burg nga 8 deri në 41 vjet, për rolin e tyre të pretenduar si pjesë e organizatës xhihadiste Ripoll që vrau 16 njerëz dhe la 140 të plagosur në Barcelonë dhe Cambrils më 17 gusht 2017.
“Data e zgjedhur ishte 20 gusht në Camp Nou”, shfaqet në historinë telefonike të një prej xhihadistëve.
Në atë ndeshje ishin më shumë se 70,000 tifozë.
Ditë më parë, nëpunësi i dyqanit zyrtar të FC Barcelona konfirmoi se të paktën dy anëtarë të kësaj organizate ishin në dyqanin e klubi, duke blerë produkte të klubit dhe nuk përjashtohet që ata të donin të dukeshin si tifozë. /Telegrafi/