Telegrafi

Zbulohet plani i Barcelonës me Marc Guiun

Barcelona tashmë po punon për regjistrimin e Marc Guiut për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton Toni Juanmarti.

17-vjeçari duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk të mërkurën, më 25 tetor.

Ka shumë mundësi që sulmuesi të mbetet pjesë e skuadrës së Barçës edhe për disa kohë duke pasur parasysh numrin e lojtarëve të lënduar.

Lexo po ashtu “Nuk mund ta besoj" - shënoi në debutim për Barcelonën, fjalët e para të Marc Guiu

Guiu është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës U19. Ai nuk e ka arritur ende Barcelonën Atletic (ish-Barcelona B), por tashmë ka një gol për ekipin e parë.

Marc Guiu është pjesë e klubit që nga viti 2013. Marrëveshja e tij aktuale me Blaugranasit skadon në vitin 2025. /Telegrafi/