Site icon Telegrafi

Zbulohet plani i Ancelottit për ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë planifikimet e tij mbi skuadrën që do të nis sezonin 2024/25 në La Liga.

Sipas gazetës Marca, Ancelotti po planifikon të përdorë në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga këtë sezon kundër Mallorca, saktësisht të njëjtin formacion titullar që mundi Atalantën në Superkupën e Evropës.

Real Madridi e nisi ndeshjen kundër Atalantës duke luajtur me formacionin 4-3-3 me Mbappen si numrin 9. Skuadrës iu desh pak kohë për të marr lojën pasi pjesa e parë përfundoi 0-0.

Megjithatë, Real Madridi mori jetë në pjesën e dytë me Jude Bellingham që drejtonte shfaqjen në mesfushë dhe Vinicius Jr ishte më i drejtpërdrejtë nga krahët.

Lexo po ashtu Real Madridi nënshtron Atalantan në pjesën e dytë dhe fiton Superkupën e Evropës - Kylian Mbappe debuton me gol te mbretërit

Në fund, Los Blancos mposhtën Atalantën me rezultat 2-0 për të fituar Superkupën e Evropës.

Mallorca nuk pritet të jetë aq e vështirë sa Atalanta, por Real Madrid nuk mund të lejojë të jetë i vetëkënaqur.

Nëse burimet janë të drejta, sipas mediumit spanjoll, këtu është formacioni që mund të presim të shohim nga Ancelotti të dielën mbrëma.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Militao, Mendy; Tchouameni, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Mbappe, Vinicius Jr;

/Telegrafi/

Exit mobile version