Sipas agjencisë së lajmeve Shin Hua nga Washingtoni, kërkuesit në një artikull në revistën shkencore Brain deklaruan se fazat patologjike të multi sklerozës nuk dihen ende plotësisht por mjekët e dinë se ndikimi i rruazave të bardha të gjakut dhe kalimi i tyre mbi barrierën e gjakut në tru janë nga faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje. Doktor Douglas Feinstein dhe kolegët e tij deklaruan se transmetimi nervor ose neurotransmiter neuroadrenalina luan një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje dhe po ashtu mbrojnë barrierën e gjakut në tru.
Një burim i fuqishëm i transmetimit nervor përgjithësisht është një pjesë e trurit që quhet Lukus Srulus LC ku shkencëtarët në kërkimet e tyre 15 vjeçare në këtë zonë kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të kurohet në fazat fillestare.
Skleroza multiple është një nga sëmundjet më të përhapura në sistemin qendror nervor e cila shkaktohet nga dëmtimi i fijeve nervore. /Telegrafi/