Vizitorë të shumtë në një fshat në jug të Kinës, mbetën të habitur kur panë një peshk që dukej se kishte “fytyrë të njeriut”.
Videoja e publikuar në internet që është shpërndarë në masë të madhe, shfaq një peshk në ujë që ka gojën, hundën sytë dhe kokën sikur të një njeriu, transmeton Telegrafi.
Autorja e videos ka pranuar se ka mbetur e habitur kur për herë të parë pa peshkun. Ky zbulim ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur vizitorët po shijonin bukuritë e fshatit Miao, destinacion i preferuar turistik në afërsi të qytetit Kunming.
Megjithatë ky lloj peshku që është hibrid i dy specieve të ndryshme peshqish të llojit krap; krapi i zakonshëm dhe krapi prej lëkure i njohur ndryshe si peshku mandarinë, është parë edhe në Tajvan dhe Britani të Madhe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vKTg0gfiC50&feature=emb_title