Site icon Telegrafi

Zbulohet përmbajtja e-mailit të Musk, që u shpjegon punonjësve të Tesla se çfarë mendon për të dëgjuar muzikë në fabrikë

Është publikuar përmbajtja e dy e-maileve me të cilët Elon Musk ua ka shpjeguar punonjësve të kompanisë së tij Tesla, se çfarë mendon sa i përket dëgjimit të muzikës në fabrikë.

E-mail i publikuar u është dërguar menaxherëve të kësaj kompanie që viteve të fundit ka pushtuar tregun e auto-industrisë. Përmbajtjen e dy e-maileve e ka publikuar CNBC, transmeton Telegrafi.

Musk njihet për komunikimin spontan dhe shumë të thjeshtë. Në këtë mënyrë i është drejtuar edhe punonjësve – duke u treguar se çfarë mendon nëse dëgjohet muzikë në fabrikën e tij të veturave.

“Derisa punonjësit kënaqen dhe kanë dakordim mes vete dhe nuk pengojnë të tjerët për mua është krejt në rregull. Nëse kjo i bën të lumtur punonjësit, nuk jam kundër”, thuhet në e-mailin e parë.

Në e-mailin e dytë të gjatë dërguar menaxherëve të Tesla, Musk ua ka bërë me dije se çfarë pret prej tyre.

“Nëse pranoni nga unë e-mail me të cilin u janë dhënë udhëzime, ekzistojnë vetëm tri mundësi:

Kërkoni nga unë t’ua shpjegoj çfarë kam thënë gabim. Nganjëherë edhe unë gaboj;

Kërkoni shpjegime shtesë nëse diçka nuk keni të qartë;

Kryeni atë çfarë është kërkuar nga ju.

Nëse asgjë nuk bëhet nga ato çfarë është kërkuar, nga ai menaxher do të kërkoj të jap menjëherë dorëheqje”, ka shkruar Musk në e-mail.

Siç raporton Bloomberg, Musk është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij kap vlerën e 285 miliardë dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version