Site icon Telegrafi

Zbulohet pas 700 viteve “Atlantida që u fshi nga harta për shkak të një stuhie të madhe”

Ilustrim i qytetit të përmbytur

Një “Atlantidë” është zbuluar nga arkeologët pasi ishte humbur për 700 vjet, por e kaluara e keqe është kthyer me të.

Ky qytet i humbur dikur ishte shtëpia e 3,000 banorëve para se të përmbytej shekuj më parë. Tani është vendosur të gërmohet dhe zbulohet për herë të parë.

Rugholt ishte një vendbanim në qytetin danez të asaj kohe “Duchy of Schleswig” – apo në Gjermaninë e kohëve moderne.

Por kur një baticë stuhie e njohur si “Përmbytja e Shën Marcellus” e goditi atë në janar 1362, vendbanimi u fundos nën valë.

Stuhia thuhet se ka vrarë mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra njerëz.

Prej shekujsh, vendndodhja e saktë e qytetit ka qenë e panjohur, duke i lënë ekspertët të hamendësojnë se nëse ka mbetur ndonjë gjë nga qyteti port dikur i rëndësishëm, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Qyteti, apo ndryshe mbetjet e qytetit, u zbuluan së fundmi rreth 16 kilometra larg bregut gjerman, duke përdorur metoda të shumta të teknologjisë së lartë.

“Mbetjet e vendbanimeve të fshehura nën baltë fillimisht lokalizohen dhe hartohen në një zonë të gjerë duke përdorur metoda të ndryshme gjeofizike si gradiometria magnetike, induksioni elektromagnetik dhe sizmik”, shpjegoi Dr Dennis Wilken, gjeofizik në Universitetin e Kielit.

Deri më tani ata kanë zbuluar tashmë një kishë të madhe, me diametër prej 40 metra – me 15 metra, e cila besohet se ka qenë në qendër të vendbanimit.

“Në mënyrë shqetësuese, disa prej mbetjeve janë nën kërcënim nga erozioni bregdetar, duke dhënë nevojën për të intensifikuar ‘urgjentisht’ kërkimet në qytetin e humbur”, paralajmëroi Dr Hanna Hadler.

Në qytetin port, i cili ishte i njohur për tregtinë e tij, u gjetën gjithashtu enë nga qeramika, bizhuteri metalike dhe armë nga pjesë të tjera të Evropës.

Stuhia e cila “e fshiu” qytetin nga harta për një kohë aq të gjatë, ishte aq e fuqishme sa që vijën bregdetare e zhvendosi 25 kilometra në lindje.

Ndonëse eventi i motit të keq mund të dukej jo karakteristik tani, në fillim të Epokës së Vogël të Akullnajave në atë kohë ishte një normë për motin e Evropës veriore. /Telegrafi/

Exit mobile version