Kjo pajisje, e quajtur “Water Canary”, është prezantuar gjatë konferencës botërore të Edinburgut, dhe pritet të përhapet në masë, sidomos në shtetet e “botës së tretë”, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vdesin të paktën tre milion njerëz, nga sëmundjet që lidhjen me ujin e papastër.
“Water Canary” është një pajisje e thjeshtë dhe lëhtësishtë e përdorshme. Vetëm me një pikë ujë të hedhur mbi të, brenda pak minutash të dalin të gjitha të dhënat në lidhje me infektimin ose jo të tij. Madje, ky prototip, përmes vijave jeshile dhe të kuqe, të përcakton nëse uji është i pijshëm ose jo. “Water Canary” do të përhapet masivisht nëpër dyqane dhe mund ta gjeni për 100 $. /BBC/