Telegrafi

Zbulohet paga e vërtetë e Joao Felix te Barcelona

Barcelona theksoi përpjekjen e madhe financiare që Joao Felix kishte bërë për t’iu bashkuar Barcelonës verën e kaluar.

Në fakt, doli në dritë se portugezi kishte një pagë absurde prej vetëm 400 mijë eurosh. Tani mediumi Catalunya Radio ka shpjeguar se kjo shifër është rritur ndjeshëm.

Sipas radios katalanase, lojtari i huazuar nga Atletico Madrid do të marrë një pagë prej katër milionë euro bruto. Një shumë dukshëm më e lartë sesa 400 mijë eurot e fillimit, por ende larg 14.5 milionëve që merrte në Civitas Metropolitano.

Lexo po ashtu Barcelona e di tanimë çmimin që duhet paguar për Joao Felix

Për më tepër, rritja e pagës së lojtarit nuk ndikon në Fair Play Financiarin e Barcelonës, pasi La Liga llogariti pikërisht atë shifër prej 4 milionë eurosh. Prandaj, nuk paraqet rritje. Në fakt, klubi katalanas është i tejkaluar edhe sot në Fair Play Financiar.

Felix është bërë një lojtar kyç dhe vendimtar që kur erdhi. Ai debutoi në ndeshjen e parë kur nuk kishte as 48 orë si lojtar i Barçës.

Në ndeshjen e tij të dytë si ‘cule’ ai ishte një titullar dhe, që atëherë, ai është njërë një titullar i rregullt. /Telegrafi/