Sadio Mane do të marr pagë shumë më të madhe se sa ka te Liverpooli pas kalimit te Bayern Munich.
Mane do t’i bashkohet kampionëve gjermanë për tre vite pasi Liverpool pranoi ofertën me vlerë 40 milionë euro për senegalezin.
Sipas The Mirror , Mane pritet të fitojë 250 mijë funte (290 mijë euro) në javë në Allianz Arena. Brenda vitit i bie që ai të paguhet diku mbi 15 milionë euro.
Është një rritje e konsiderueshme e pagës së tij aktuale javore nga ajo që merr te Liverpooli, e cila besohet të jetë rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).
Mane kishte vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Anfield dhe Liverpool ka zgjedhur të përfitojë nga sulmuesi duke e shitur kartonin e tij.
Mane zhvilloi bisedime për kontratë me Liverpoolin në fillim të këtij sezoni, por të dy palët nuk arritën një marrëveshje.
Ish-sulmuesi i Southampton thuhet se kërkoi një pagë javore të përmirësuar prej 400 mijë funte në javë.
Salah është tashmë një nga lojtarët më të paguar në Liverpool së bashku me Virgil van Dijk dhe Thiago Alcantara. /Telegrafi/