Telegrafi

Zbulohet orari për edicionin e ri në Bundesliga, Bayerni nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te Gladbachu

Elita e futbollit gjerman, Bundesliga ka zbuluar orarin për edicionin e ri 2021/22.

Kësisoj kampionati elitar gjerman do të startojë të premtën e 13 gushtit të këtij viti.

Ndeshja hapëse e këtij sezoni do të zhvillohet në ‘Borussia Park’, ku Borussia Moenchegladbach do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Bayern Munich.

Skuadra që e mbylli në pozitën e dytë kampionatin e kaluar, RB Leipzig në ndeshjen e parë do të luaj në udhëtim te Mainz.

Ndërkohë super sfida e xhiros së parë në Bundesliga do të zhvillohet në ‘Signal Iduna Park’ mes Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt.

Ndërkohë ndeshja derbi mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do të zhvillohet xhiron e 14-të më 3 dhjetor.

KËTU mund ta shikoni orarin e plotë të Bundesligas për edicionin 2021/22. /Telegrafi/