Site icon Telegrafi

Zbulohet ora më e saktë në botë – ajo u shit për një çmim marramendës

E krijuar nga prodhuesi japonez Shimadzu Corp, Aether Clock OC 020 është një orë me rrjetë optike stroncium, e cila po konsiderohet si ora më e saktë në botë dhe është shitur për mbi 3 milionë dollarë.

Ora më e saktë në botë duket më pak si do ta imagjinonit.

Por, ky konstruksion është aq i saktë sa që do të duheshin rreth 10 miliardë vjet që të devijojë me një sekondë të vetme, sipas prodhuesit Shimadzu Corp me bazë në Kioto, përcjell Telegrafi.

Ora Aether OC 020 raportohet se është 100 herë më e saktë se orët atomike të ceziumit.

Edhe pse orët me rrjetë optike kanë ekzistuar për një kohë, Aether Clock OC 020 është modeli i parë i disponueshëm komercial në botë.

Bëhet e ditur se Shimadzu Corp filloi të marrë porosi për Aether Clock OC 020 në fillim të këtij muaji dhe tashmë e ka shitur një për 3.3 milionë dollarë.

Kompania shpreson të shesë dhjetë njësi në tre vitet e ardhshme, me institucionet kërkimore që janë klientët kryesorë. /Telegrafi/

Exit mobile version