Telegrafi

Zbulohet opsioni numër një për të zëvendësuar Ancelottin te Real Madridi

Largimi i Carlo Ancelotti nga Real Madridi verën e ardhshme në fund të kontratës së tij duket si një përfundim i paramenduar, i cili i jep Presidentit Florentino Perez dhe bordit një vit të plotë për të shqyrtuar se kush do të ishte më i miri për ta zëvendësuar atë.

Trajneri italian ka pranuar të marrë përsipër kombëtaren braziliane në vitin 2024 dhe kështu nisin spekulimet se kush mund të jetë pasardhësi i Ancelottit.

I dyshuari i zakonshëm është Zinedine Zidane, i cili është kthyer në Real Madrid dy herë si trajner, por askush nuk duket se e përjashton një periudhë të tretë.

Ndërkohë Raul Gonzalez ka impresionuar me punën e tij në Real Madrid Castilla, dhe me Julian Nagelsmann në dispozicion për herë të parë që kur u kontaktua për pozicionin disa vite më parë, ai gjithashtu mund të jetë në kuadër.

Lexo po ashtu Tre probleme të mundshme për Ancelottin dhe Real Madridin pas marrëveshjes me Brazilin

Megjithatë, sipas gazetarit Christian Falk në Gjermani, ekziston një opsion përpara të tjerëve.

Ai tha për mediumin Caught Offside se trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, mban pozitën e favoritit aktualisht.

“Ne besojmë se Xabi Alonso është opsioni numër një për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në vitin 2024”, ka thënë fillimisht Falk.

“Ka pasur edhe ide këtë verë, por ai është shumë i qartë në këtë pozicion. Ai i tha Leverkusenit se nuk do të largohet këtë verë sepse e di që është ende i ri dhe nuk do ta vendosë klubin në këtë situatë”.

Lexo po ashtu Florentino Perez konsideron dy ish-yje për postin e Ancelottit

“Por në vitin 2024, nuk do të kishte asnjë justifikim nëse Real Madridi e kërkon atë. Sigurisht, ai është i interesuar dhe Leverkusen e di se do të ketë mundësi që Real Madrid të vijë për të”.

“Mendoj se për momentin ai është një nga zgjidhjet më të mëdha dhe ka shanset më të mira për të marrë këtë punë”, përfundoi gazetari i njohur gjerman. /Telegrafi/