Hakan Calhanoglu është emri i ri në listën e trajnerit italian, Antonio Conte.
Mesfushori turk është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në Bundesliga.
22-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.
Ai është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte.
Sipas medieve gjermane, Chelsea është e gatshme ta bëjë një ofertë të lartë në drejtim të Leverkusenit për yllin turk.
Ish-lojtari i Hamburgut mund të transferohet në Londër për një shifër rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/