Është zbuluar monumenti ikonë i HardhFest, obelisku unikal i cili është një nga atraksionet në edicionin e 15-të të festivalit të rrushit.
Obelisku i cili është zbuluar në Parkun e Qytetit dhe i cili është i hapur për foto me hashtag #PerKokerrtQefit dhe #HardhFest, i paraprinë shumë befasive për Hardh Fest 2016.
Të pranishëm ishin drejtues të festivalit dhe vet autori dhe kreatori i obeliskut, Agi Haxhimurati, i cili u shpreh i ngazëllyer që qytetit do t’i mbetet një atraksion i tillë.
Në komunikimin e domethënies, Haxhimurati tha se është gërshetim i tradicionales dhe modernes, ku hapja e tapës simbolizon hapjen e shishes, e me këtë edhe hapjen e festës.
Hardh Fest mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator 2016 me program të pasur artistik, ku deri tash performancën kanë konfirmuar një varg artistësh vendor e ndërkombëtar përfshirë grupin legjendar Elita 5, Loud n’Proud (Suedi), Borce Banov (MK) dhe Alex Belluscio (SUI). /Telegrafi/