Endrick do të bëjë kalimin nga Palmeiras në Real Madrid gjatë verës. Braziliani është tashmë një lojtar i Los Blancos, por duhej të qëndronte në vendin e tij para se të mbushte 18 vjeç.
Sipas mediumit Diario AS, sulmuesi i talentuar brazilian është vendosur të veshë fanellën me nr.16 në Real Madrid.
Kjo fanellë aktualisht nuk është e zënë, pasi mbajtësi i fundit ishte spanjolli Alvaro Odriozola në sezonin 2022/23.
Mbajtësit e mëparshëm të fanellës përfshijnë emra si Casemiro, Raul, Fernando Hierro dhe Emilio Butrageno, ndonëse këta lojtarë mbajtën fanellën me nr.16 vetëm për një sezon.
Endrick mban fanellën me numër 9 në Palmeiras dhe është vendosur të marrë numrin nëntë në Brazil gjithashtu. Megjithatë, ai nukpo e merr nr.9 në Real Madrid.
Fanella ikonike me nr.9 ka qenë e lirë në Madrid që nga largimi i Karim Benzema, por ajo ka të ngjarë të shkojë për Kylian Mbappe. /Telegrafi/