Ilkay Gundogan thuhet se do të marrë fanellën me numër 19 si numër i tij i ri në Manchester City për sezonin 2024/25, e cila u mbajt deri tani nga Julian Alvarez i larguar. Lajmi u publikua në rrjetet sociale përpara njoftimit zyrtar të klubit.
Mesfushori 33-vjeçar është rikthyer në Etihad për nënshkrimin e kontratës, testet mjekësore dhe detyrat mediatike, teksa përgatitet për mandatin e tij të dytë nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Gundogan u largua nga City verën e kaluar për t’u bashkuar me FC Barcelona, por është duke u rikthyer shpejt pas një marrëveshjeje të përbashkët me klubin katalunas.
🚨 Ilkay Gündogan will wear the number 1️⃣9️⃣ shirt, previously worn by Alvarez. 👕
[@MCFCDaps] pic.twitter.com/BRD6biTGnJ
— mancity.fever (@mancityfever2) August 22, 2024
Barcelona duhej të lironte pagën e Gundogan për të regjistruar nënshkrimin e ri prej 60 milionë eurosh, Dani Olmon, duke çuar në largimin e gjermanit.
City shpejt u zhvendos për ta ri-nënshkruar atë, duke shmangur konkurrencën nga klubet në Turqi, Katar dhe Arabinë Saudite.
Gundogan pritet të prezantohet si nënshkrimi i dytë i verës i Cityt, me një kontratë njëvjeçare dhe një opsion për t’u zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë. /Telegrafi/