Bersant Celina ka lënë Manchester Cityn për tu huazuar në kampionatin holandez.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, iu është bashkuar skuadrës së njohur holandeze Twente.
Prizrenasi është prezantuar ditë më parë tek skuadra e tij e re por nuk është bërë publik numri që do ta bartë në fanellë.
Por ditën e sotme ka qenë vetë Celina që ka treguar për numrin e tij të ri duke postuar një foto në rrjetet sociale.
Ai ka fotografuar dhomën e zhveshjes dhe tek vendi i tij shihet numri 10 dhe mbiemri Celina.
Mediat angleze dhe ato holandeze kanë bërë artikull duke pritur shpërthimin e Bersant Celinës në Erdivisie. /Telegrafi/