Telegrafi

Zbulohet një varr masiv me trupat e 215 fëmijëve në një ish-shkollë në Kanada

Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada në një ish-shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit autoktonë.

Fëmijët ishin studentë në Shkollën Rezidenciale Kamloops Indian në British Columbia që u mbyll në vitin 1978.

Zbulimi u njoftua të enjten nga shefi i Tk’emlups te Secwepemc First Natioin, raporton bbc.

Kryeministri Justin Trudeau tha se ishte një “kujtesë e dhimbshme” e një “kapitulli të turpshëm të historisë së vendit tonë”.

First Nation po punon me specialistë të muzeut dhe zyrën e mjekut për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjeve, të cilat nuk dihen aktualisht.

Kamloops Indian Residential School ishte më e madhja në sistemin e banimit. Hapur nën administrimin katolik romak në 1890, shkolla kishte rreth 500 studentë kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950.

Qeveria qendrore mori administrimin e shkollës në 1969, duke e operuar atë si një rezidencë për studentët vendas deri në 1978, kur ajo u mbyll. /Telegrafi/