Arkeologët thonë se kanë zbuluar atë që mund të jetë varri masiv më i madh i gërmuar ndonjëherë në Evropë.
Rreth 1000 skelete të viktimave të murtajës janë gjetur deri më tani në varrezat masive në qendër të qytetit gjerman të Nurembergut, të cilat ekspertët besojnë se mund të përmbajnë një total prej më shumë se 1500 njerëz.
Mbetjet u zbuluan gjatë një studimi arkeologjik përpara ndërtimit të ndërtesave të reja të banimit në qytet.
Melanie Langbein nga departamenti për ruajtjen e trashëgimisë në Nuremberg, tha për CNN se u identifikuan tetë gropa të murtajës, secila me disa qindra trupa.
“Ata njerëz nuk u varrosën në një varrezë të rregullt, megjithëse ne kemi varreza të murtajës në Nuremberg”, tha Langbein.
“Kjo do të thotë se këta njerëz të vdekur duhej të varroseshin në një afat të shkurtër kohor pa marrë parasysh praktikat e varrimit të krishterë”, tha ajo.
Nuremberg vuajti shpërthime të murtajës afërsisht çdo 10 vjet nga shekulli i XIV-të e tutje, duke e bërë një sfidë datën e mbetjeve. /Telegrafi/