Kolumnisti italian Fabrizio Corona ka emëruar publikisht mbrojtësin e Romës, Nicola Zalewski, si lojtarin e katërt të përfshirë në skandalin për bastvënie të paligjshme në Serie A.
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, u akuzua fillimisht për baste të paligjshme nga Corona në një raport në gusht dhe ai e pranoi këtë kur foli me hetuesit në Torino dje, duke i dorëzuar telefonin e tij policisë.
Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo ishin dy lojtarët tjerë që u përfshinë në këtë skandal. Policia e mori në pyetje dyshen mbrëmë dhe të dy lojtarët u tërhoqën nga skuadra e Italisë përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Maltës.
Thuhet se ata pranuan se kishin vënë baste në platforma të paligjshme, por pohuan se po luanin poker, jo duke vënë baste në ndeshje futbolli.
Siç njoftoi sot Corona, Zalewski është lojtari i katërt i përfshirë në skandalin e basteve në Serie A.
Një produkt i akademisë së Romës, ai kaloi dy vjet si shok skuadre me Zaniolo në ekipin e parë te “Giallorossët” para se ky i fundit të largohej në drejtim të Galatasaray.
Zalewski ka bërë 79 paraqitje për Romën që nga kur iu dha mundësia për të luajtur në ekipin e parë nga Jose Mourinho në vitin 2021, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime./Telegrafi/