Site icon Telegrafi

Zbulohet një sistem i ri diellor me 7 planete

“Në qoftë se ky zbulim konfirmohet, sistemi planetar me kodin HD 10 180 i cili ndodhet në largësi 127 vite dritë nga Toka, në yllësinë jugore të Hidrës, do të jetë më i madhi i zbuluar nga astronautët”, njoftoi Observatori Jugor Evropian (ESO) në Gjenevë.

Astronautët pohuan se është e mundur që në planetet që lëvizin rreth HD 10180, të ketë jetë. Planetet janë ose tepër të mëdha ose tepër të ngrohta, ndërsa sipas madhësisë lëvizin nga ato që i ngjajnë Saturnit, deri te ato të cilat i ngjajnë Tokës.

Ata theksuan gjithashtu, se largësia e planeteve nga ylli amë është e ngjashme me atë të sistemit tonë diellor. Ky zbulim është fryt i punës gjashtëvjeçare. Astronautët kanë shfrytëzuar spektografin HARPS, i përforcuar me një teleskop të madh 3,6 metra në La Stil në Kili. /Gazetastart/
 

Exit mobile version