Telegrafi

Zbulohet një shtresë e re në fijen e flokut, që do të ndihmojë në trajtimin e flokëve

Shkencëtarët nga “Brazilian Synchrotron Light Source”, kanë gjetur përmes fotografimit me rreze X, një shtresë ndërmjet lëvozhgës së flokut – shtresa që e përmban pigmentin – si dhe pjesës së indit.

Në përbërje të kësaj shtrese, është gjetur një proteinë tjetër, që nuk gjendet në pjesën tjetër të boshtit – i ngjashëm me ato të luspave të reptilëve apo pendlave të shpendëve.

Këto gjetje kanë potencial, që të ndryshojnë drastikisht mënyrën se si shkencëtarët e shikojnë strukturën e fijes së flokut.

Sipas hulumtuesve, kjo do të ndihmojë shumë në trajtimin kundër rënies së flokëve dhe përparësive kozmetike si, pastrimi dhe formësimi. /Telegrafi/