Ajo u bë e njohur për publikun botëror me rastin e rrahjes nga ana e dashurit të saj, Johnny Depp.
Mediat e huaja kanë filluar të gërmojnë disa fakte të panjohura më parë rreth Amber Heardit.
Është e njohur se 30-vjeçarja e ka shpall veten si biseksual dhe se ka pasur më shumë marrëdhënie me femra se sa me meshkuj, transmeton Telegrafi.
Ajo që nuk ishte e njohur ishte se aktorja e bukur në të vërtetë ka qenë e martuar me Tasya van Ree, transmeton Telegrafi.
Kjo e fundit është fotografe e famshme nga New Yorku, ndërsa raportohet se të dyja janë martuar tetë vjet më parë. Madje, Amber mori edhe mbiemrin e fotografes, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2013.
Ndërkohë, thuhet se Amber po e shantazhon Deppin me zbulimin e disa nga sekreteve të mëdha, të cilat mund t’ia shkatërrojnë karrierën.
Koha do të tregojë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. /Telegrafi/