Site icon Telegrafi

Zbulohet një rrjet prej 1600 pedofilësh në Gjermani, Austri, Francë, Zvicër dhe SHBA

Policia në jug të Gjermanisë ka përfunduar hetimin në rastin e një zinxhiri pedofili dhe i dorëzoi zyrës së Avokatit të Shtetit materialin hetimor me të dhënat e mbi 1,600 të dyshuarve, njoftoi policia në Amberg, Bavari.

“Mjekësia ligjore dixhitale ka ndjekur shkëmbimin e materialit pedofil përmes një platforme të vetme mesazhesh për pesë muaj bazuar në raport”, tha shefi i policisë lokale, Dominic Stiegler.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, mbi 1,600 persona në Gjermani, Zvicër, Francë, Austri dhe SHBA dyshohen se kanë shkëmbyer material pedofil. Ata përballen me dënime me burg prej të paktën një viti, raporton rtl.de.

Sipas një deklarate të policisë, shumë nga pjesëmarrësit në grupet e mbyllura të ndarjes së materialit janë të mitur.

Në muajt e fundit, Gjermania është tronditur nga disa skandale të mëdha që përfshijnë abuzimin seksual të fëmijëve dhe shpërndarjen e materialit pedofil. /Telegrafi/

Exit mobile version