Në ministrinë e punëve të brendshme (MPB) ka disa raste të kuadrove që kanë diploma të falsifikuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur pas intervistës për TV Nova të ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, ku ai njoftoi për një rast konkret të një zv.shefi në MPB, të cilit i është zbuluar diploma fallco të shkollës së mesme.
Sipas informatave shtesë, bëhet fjalë për personin S. M nga Shkupi, i cili është i punësuar në njësinë speciale ”Alfa”./Telegrafi/