Telegrafi

Zbulohet një peshk i pazakontë në brigjet e Singaporit

Një peshk i pazakontë u zbulua në breg – dhe njerëzit nuk duan të bëjnë asgjë me të.

Peshku u gjet në Singapor brenda ujit të cekët, me gojë hapur dhe duke shikuar drejt qiellit, transmeton Telegrafi.

Dennis Chan ka shpërndarë videon e këtij zbulimi në Instagram, një video që ka mbledhur 53.3 milionë shikime dhe 1.2 milionë pëlqime.

Chan e filmoi krijesën nga kënde të ndryshme, dhe në secilën prej tyre po shikonte qiellin – derisa peshku dukej se filloi të gëlltiste ujë dhe u zhyt më tej në rërë.

Sipas FishBase, ka më shumë se 50 lloje të peshqve të tillë që gjenden në oqeanet Atlantik, Indian dhe Paqësor – kurse Astroscopus, ka organe që prodhojnë energji elektrike. /Telegrafi/